Jericho Unplugged – Një natë për t’u mbajtur në mend!
Mbrëmë, publiku përjetoi diçka vërtet të veçantë: Jericho duke performuar unplugged për herë të parë, ekskluzivisht në festivalin tonë! Ishte një përvojë unike, e mbushur me muzikë të mrekullueshme dhe energji të jashtëzakonshme.
Publiku shijoi çdo moment, duke kënduar bashkë çdo këngë dhe duke e përjetuar atmosferën plotësisht.
Një falënderim i madh për muzikantët e jashtëzakonshëm që ofruan një performancë të mrekullueshme dhe krijuan një mbrëmje të paharrueshme. Energjia juaj ishte e papërsëritshme!
Deri vitin tjetër, miq!
Kushtrim Hoti