Mitrovica Electric Guitar Academy

Mitrovica Electric Guitar Academy

Mitrovica Electric Guitar Academy është festivali i parë i llojit të vet në rajon. Krahas programit edukativ i cili në vete përmbanë masterklase, punëtori dhe koncerte, MEGA shquhet për garat e para ndërkombëtare të kitares elektrike në vend dhe më gjerë.

Garat janë të ndara në  kategori dhe pjesëmarrja është e hapur për të gjithë. Për fituesit e kategorive, respeketivisht për vendin e parë, dytë dhe tretë shpërblimet janë të ndryshme si monetare, instrumente (kitare dhe paisje te tjera) dhe pjesëmarrje në festivale të ndryshme me qëllim të promovimit sa më të madh të muzikantëve të rinj.

Një temë e veçantë me përmbajtje muzikore do të shtjellohet çdo vit në aktivitetet e festivalit.

Festivali tradicionalisht përfundimin do ta ketë me një koncert gala i cili lidhet direkt me temën e zgjedhur për vitin përkatës.