Mbrëmë u përmbyll festivali Mitrovica Electric Guitar Academy (MEGA).

Mitrovica Electric Guitar Academy

Search

Mbrëmë u përmbyll festivali Mitrovica Electric Guitar Academy (MEGA).

Hapja e natës së mbrëmshme filloi me ndarjen e çmimeve për fituesit e garave e cila u bë nga drejtori i KosovaArs, z. Erhan Mujka, për të vazhduar me koncertin e mrekullueshëm dedikuar grupit mitrovicas MAK.

Duam të falënderojmë të gjithë muzikantët të cilët bënë që kjo natë të jetë e mbushur me muzikë të bukur, me nostalgji, me gëzim e herë herë edhe me lot.

Ardian Bakalli, Toni Zhubi, Rinor Ukimeri, Teuta Kurti, Ardian Behrami, Valon Gashi, Denis Hima dhe Armend Xhaferi, falemnderit përzemërsisht.

Gjithashtu falënderojmë për moderimin znj. Nora Prekazi dhe znj. Anisa Suhodolli Mujka .

Falënderojmë përzemërsisht sponzorët pa të cilët kjo natë nuk do të ishte e mundshme.

Falënderim të veçantë për perkrahjen e vazhdueshme të audiencës e cila mbrëmë ishte në numër shumë të madh.

MEGA sapo ka bërë hapin e saj të parë.

Do të shihemi vitin tjetër.

Tags :

Mitrovica Electric Guitar Academy

Share This :