Misioni & Vizioni

0 +

Vite përvojë

KosovaArs është organizatë kulturore e cila specifikohet në fushën e muzikës.

Misioni ynë është ngritja, përmirësimi dhe zhvillimi i jetës kulturore.

Duke organizuar festivale muzikore për promovimin e muzikës me vlera, akademi verore dhe dimërore për të krijuar mundësi që studentët e rinj të arrijnë më shumë sukses dhe të kenë mundësinë të punojnë me muzikantë të mdhenjë nga jashtë vendit, takime në të cilat krijohen miqësi të reja të gjata përmes diskutimeve dhe debateve, poashtu koncerte humanitare për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe ata me sindromën Down me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve ndaj tyre.

KosovaArs ka një qasje të thellë ndaj muzikës, organizimit të ngjarjeve dhe aspekteve të tjera kulturore për të rritur ndërgjegjësimin për vlerat, kështu që kur duhet të zgjërojmë kapacitetet tona dhe të organizojmë ngjarje të aspekteve të tjera në fushën e artit, ne thërrasim dhe angazhojmë ekspertë dhe profesionistë të tjerë nga vendi dhe nga jashtë për të ndihmuar. Sa i përket aspektit muzikor, OJQ-ja jonë është e përbërë nga profesionistë të fushës.

Misioni i KosovaArs është të ngritë, përmirësojë dhe zhvillojë jetën kulturore të qytetit tonë përmes festivaleve muzikore, akademive verore dhe dimërore, takimeve dhe koncerteve humanitare.

Pyetje të Shpeshta rreth KosovaArs

Festivali i kitarës

Mitrovica Guitar Days

Shiko më shumë

Mitrovica Electric Guitar Academy

Shiko më shumë

Eventet Kulturore

Shiko më shumë