Denis Hima lindi në Kavajë.

Mitrovica Electric Guitar Academy

Search

Denis Hima lindi në Kavajë.

Fillimet e tij në fushën e muzikës ishin në moshën 6 vjeçare. Ai përfundoi liceun Jan Kukuzeli në Durrës në vitin 2002.

Fillimisht karriera e tij ishte e përqëndruar në rrethin e Kavajës, nëpër evente të ndryshme kulturore në qytet por edhe me grupet e ndryshme artistike të muzikës popullore qytetare.

Në vitin 2010 ai fillon bashkëpunimin me Eugent Bushpepa si kitarist i bendit, bashkëpunim i cili vazhdon edhe sot.

Në vitin 2011 nis karrierën në televizion si kitarist në programin E Diell. Ishte i angazhuar në disa festivale e projekte si: “The voice of Albania”, Festivalin Kombëtar në RTSH ku pika kulmore qe me pjesëmarrjen si përfaqësues të Shqipërisë në Eurovizion me Eugent Bushpepa dhe bendin e tij.

Sot karriera e Himës është e përqëndruar kryesisht live me bendin ku ai bën pjesë si dhe projekte të tjera të ndryshme profesionale e tash edhe si kompozitor.

Tags :

Mitrovica Electric Guitar Academy

Share This :