Arsyeja me e madhe e udhetimit tone ne Istanbull

Artikujt/ media

Search

Arsyeja me e madhe e udhetimit tone ne Istanbull

kete vit ishte koncerti dhe paraqitja jone e sotme ne diten kryesore te Festivalit te 10-te Nderkombetare te Bukes se Paqes!
Femijet – nxenesit tone ishin te mrekullueshem ne paraqitjen e tyre!
Ndjenja te bukura ishin ato kur shihje flamurin tone te valevitej ne mes te flamujve te shteteve te botes e kur ndegjohej kenga jone me ze aq te larte.
Pasi qe “Grupi Gazmor” ishte i vetmi perfaqsues i shtetit tone, emocionet na pershkonin trupin panderprere!
Kemi punuar shume, dhe sot me te gjitha forcat u munduam ta perfaqesonim Kosoven ne menyren me te mire te mundshme!

Fjalet jane te pakta dhe te pafuqishme per te spjeguar tere ngjarjen, andaj shijoni fotografite nga dita sotme!

Edhe nje here, ju falenderojme shume juve prinderit e nxenesve, shoket, miqet e te gjithe juve qe ne secilen menyre qe mundeni na perkrahni cdo here!

Poashtu pa e harruar asnjehere, perzemersisht duam ta falenderojme TIKA – Kosova qe e bene te mundshem kete udhetim…

20 April 2019

Cdo dite e mbushur me aktivitete…

prova, shetitje, piktura, lojera e shume e shume argetim…

Festivali i Bukes se Paqes – Istanbull 2019

Falenderojme TIKA – Kosova

Tags :

Artikujt/ media

Share This :