Erhan Mujka është kitarist dhe mësues i Kitarës nga Mitrovica – Kosova. Studimet Bachelor dhe Master i kreu në Universitetin e Prishtinës.

Mitrovica Guitar Days

Search

Erhan Mujka është kitarist dhe mësues i Kitarës nga Mitrovica – Kosova. Studimet Bachelor dhe Master i kreu në Universitetin e Prishtinës.

Për shumë vite me radhë, ai ndoqi trajnime për mësimdhënien dhe interpretimin e muzikës në Akademinë e Muzikës dhe Arteve Performuese – Universiteti Fontys – Tilburg, Holandë.

Ai punon në Shkollën e Muzikës në Mitrovicë si mësues i kitarës dhe shumë nga nxënësit e tij kanë arritur sukses të madh në shumë gara dhe festivale të ndryshme ndërkombëtare të kitarës, si në Kosovë, Maqedonis të Veriut, Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Mal të Zi, Turqi dhe Rumani.

Ai ishte pjesë e jurisë dhe mbanë masterklasa në shumë festivale ndërkombëtare të kitarës si:Tremolo Guitar Festival – Maqedonia e Veriut, Ars Kosova – Kosova, Montenegro International Guitar Competition – Mali i Zi, Olimpiada Kombëtare e Kitarës e Republikës së Kosovës, Guitar Art Festival – Serbi, Transilvania International guitar Festival – Rumani, Albania Guitar Festival – Shqipëri, European Summer Music Academy – Dega e Kitarës – Kosovë.

Në mesin e shumë organizatave që ai bën në Mitrovicë, më të rëndësishmet janë “Mitrovica Music Days”, “Mitrovica Guitar Meetings” dhe më e rëndësishmja “Mitrovica Guitar Days”.

Tags :

Mitrovica Guitar Days

Share This :