Mitrovica Guitar Days shënoi fillimin e edicionit të 5-të.
Hapja e madhe e festivalit u bë me koncertin madhështor të kitaristit polak z. Marcin Dylla.
Dylla i dha publikut të Mitrovicës një natë të magjishme me vepra të kompozitorëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave si: Weiss, Tedesco, Matiegka e Piazzolla.
Në këtë koncert i cili u mbajt në Muzeu i Mitrovicës- Museum of Mitrovica të pranishëm në audiencë ishin edhe personalitete eminente të skenës politike si dhe artistike te të gjithë vendit, ndër ta, Znj. Valdete Idrizi nga DKRS-Mitrovicë, drejtori i Yunus Emre Enstitüsü – Prishtinë, z. Ramazan Yilmaz, zëvendës shefja e misionit të Ambasadës së SH. B. A. në Kosove, znj. Allison Grunder, kryetari i komunës veriore të Mitrovicës, z. Erden Atiq, prof. Rafet Rudi, Rona Nishliu e shume artistë të tjerë nga e gjithë Kosova.
Pas koncertit të bukur të z. Dylla, musafirët patën rastin që ta njohin e të bisedojnë për së afërmi me artistin në një koktej të përgatitur mrekullisht nga Restaurant Koha.
Duke ju falënderuar të gjithëve për prezencën, ju ftojmë të vazhdoni të ndiqni koncertet e radhës duke filluar prej datës 21.09 me të mrekullueshmin, z. Aniello Desiderio.