Mitrovica Guitar Days 2022

Mitrovica Guitar Days

Search

Mitrovica Guitar Days 2022

Të dashur gitaristë, muzikantë, studentë, nxënës e artdashës.

Tetori na pret me shumë koncerte, workshope, mësime, prezentime e shumë qef.

Festivali Mitrovica Guitar Days po fillon. Këtë herë do të kemi të ftuar muzikantë me nam botëror, profesor me përvoja të shkëlqyeshme mësimdhënjeje, lutier të cilët po bëjnë bujë nëpër botë, studentë me talent të jashtëzakonshëm e nxënës që premtojnë të ardhme të ndritur.

Të gjithë jeni më shumë se të mirëseardhur të jeni pjesë e një festivali që për qëllim kryesor ka muzikën dhe artin.

Informacion i rëndësishëm:

Gjatë Festivalit Mitrovica Guitar Days 2022, të gjithë studentët dhe ata që janë të dashuruar pas kitarës do të kenë mundësinë të marrin pjesë në:

– Materklase,

– Punëtori,

– Prezentime dhe

– KONCERTE.

– Pjesëmarrja në Mitrovica Guitar Days është e hapur duke filluar nga sot dhe afati i fundit për regjistrim është dita e shtunë 01. 10. 2022.

– Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin 4 Masterklase, nga një me secilin profesor të zgjedhur prej tyre.

– 12 pjesëmarrësit e parë do të mund të akomodohen FALAS.

– Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin në mënyrë pasive masterklaset e kitaristëve të tjerë.

– Çdo pjesëmarrës do të mund të jetë i pranishëm në të gjitha koncertet dhe prezentimet e organizuara.

– Çdo pjesëmarrës aktiv do të marrë pjesë në koncertin final, ku do të paiset me Certifikatë Pjesëmarrjeje.

Pë informata shtesë, ju lutemi kontaktoni:

+38349436855 (viber & whatsapp)

kosovaars@hotmail.com

Facebook: Erhan Mujka

Tags :

Mitrovica Guitar Days

Share This :