Mbrëmë u mbajt koncerti i mrekullueshëm i maestro Aniello Desiderio.
Ishim më shumë se të lumtur me numrin e madh të audiencës që ishte prezente në këtë natë të madhe të festivalit tonë.
Nata filloi me fjalët mirëseardhëse të drejtoreshës për kulturë, znj. Valdete Idrizi, për të vazhduar më pas me fjalimin e Ambasadorit të shtetit të Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu.
Në këtë natë, organizatorët e shpallën maestron si Anëtar Nderi i festivalit Mitrovica Guitar Days, duke e falënderuar përzemërsisht për kontributin e tij dhe për përkrahjen e pakushtëzuar ndaj festivalit.
Kjo natë u mundësua nga Ambasciata d’Italia a Pristina – Embassy of Italy in Pristina dhe DKRS-Mitrovicë.