Më 23 shtator u mbajt koncerti i artistëve nga Turqia, Bağlama and Guitar Duo.
Koncerti, ashtu siq edhe pritej, mbushi sallën e Muzeut të qytetit me audiencën besnike të festivalit tonë. Ishim të lumtur të shihnim mirëpritjen që audienca i bëri artistëve në këtë natë.
Ndër musafir të shumtë, ne patëm nderin që mirëpritëm znj. Valdete Idrizi, Drejtoreshë për kulturë, rini e sport në Komunën e Mitrovicës, znj. Kubra Ozturk, zëvendës konzullen e shtetit Turk ne Kosovë, z. Ramazan Yilmaz koordinatori i Institutit Yunus Emre në Kosovë, si dhe shume artistë e artdashës.
Z. Efgan Rende dhe z. Ali Kazım Akdağ nën tingujt e tyre magjik, i dhanë festivalit një ngjyrë e një frymë të bukur duke përzier klasiken me tradicionalen, i dhanë publikut një emocion të thellë që në disa pika të veçanta u shëndrrua edhe në lot e mallëngjim.
I falënderojmë artistët nga zemra që pranuan të jenë pjesë e festivalit, e që e pasuruan atë me muzikën e tyre.