Duke shfaqur talent të jashtëzakonshëm, saqë kritikët muzikorë filluan të flasin për të si një “enfant prodige”, “wunderkind”, “një gjeni”, “Orfeu i kitarës”, “një kitarist i shekullit” dhe “il Fenomeno”.
Ai zuri vend shpejt si një artist koncertues me një tingull të veçantë kur fitoi 18 çmime ndërkombëtare për vendin e parë në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndër to dallohen çmimi i parë dhe çmimi special për interpretimin më të mirë të muzikës së Amerikës së Jugut në Konkursin Ndërkombëtar të Kitarës në Havanë, Kubë (1988); Çmimi “Neapolitani i Vitit” në Itali (1988); Çmimi i parë dhe çmimi special i interpretimit më të mirë të muzikës së Tarregas në Konkursin Ndërkombëtar Francisco Tarrega, Benicasim, Spanjë (1992), dhe Çmimi i parë në Konkursin Ndërkombëtar “Guerrero”, Madrid, Spanjë (1994).
Ai performon rregullisht si solist në Amerikën Veriore dhe Jugore, Evropë, Azi dhe Afrikë, në teatrot më të rëndësishme të botës duke përfshirë Carnegie Hall, Palau de La Musica, Mozarteum, Mynich Philarmonie, Koelner Philarmonie, Alte Opera, Tonhalle, Teatro delle Palme, Radio France, Die Gloke, Istanbul Philharmonic, Berlin Philharmonie, Opera House Wien dhe Concertgebouw Amsterdam.
Ai ka incizuar për Deutsche Grammophon, Frame, Waku Music, Koch-Universal, Adoro Records, Brilliant Classic, Accelerando Music Production, dhe që nga viti 2018 është duke incizuar për shtëpinë diskografike GuitarCoop.
Z. Desiderio u diplomua me nderime në Konservatorin e Muzikës në Alessandria, Itali në 1992. Aktualisht është profesor i kitarës në Universitetin e Muzikës në Domenico Cimarosa të Avellinos (Itali).