Pjesa më e bukur e festivaleve pa dyshim që është eksperienca që marrim.

Mitrovica Electric Guitar Academy

Search

Pjesa më e bukur e festivaleve pa dyshim që është eksperienca që marrim.

Shoqërimi me njerëz të rinjë, mësimet që marrim, muzika që dëgjojmë, shkëmbimi i idejave, t’gjitha këto në fund kontribuojnë që ne të jemi profesionistë më të mirë.

Për ju gitaristë, që doni të keni eksperiencën e tillë, stafi i MEGA është kujdesur për tê gjitha detajet.

Gitaristët më të mirë nga Kosova dhe Shqipëria janë të gatshëm që të ndajnë me ju diturinë dhe çdo trik rreth gitarës.

Valon Gashi, Denis Hima dhe Armend Xhaferi do të mbajnë masterklase individuale me secilin prej aplikantëve.

Pagesa totale e masterklaseve me yjet e gitares do të jetë 70 €. Këtu përfshihen një masterklas me secilin prej gitaristëve dhe pajisja me çertifikatë për orët e mbajtura.

Për aplikuesit nga jashtë Mitrovicës, fjetja në bujtinë do të jetë pa pagesë.

Tags :

Mitrovica Electric Guitar Academy

Share This :