Mitrovica Guitar Days & Garat Ndërkombëtare të Kitarës
Rregullat e Garës

1. Informata të Përgjithshme

Mitrovica Guitar Days & Garat Ndërkombëtare të Kitarës organizon për herë të parë garat ndërkombëtare të kitarës klasike, të cilat zhvillohen si pjesë e festivalit nga data 13 deri më 16 nëntor 2025 në Mitrovicë.
Kitaristët mund të marrin pjesë në garat ndërkombëtare pa marrë parasysh kombësinë apo gjininë.

2. Kategoritë

Garat janë të ndara në 6 kategori kryesore dhe një mini-kategori:

Mini Kategoria – deri në 8 vjeç (lindur në 2017 e më të vegjël)
Programi: i lirë, deri në 3 minuta.

Kategoria I – deri në 10 vjeç (lindur në 2015 e më të vegjël)
Programi: i lirë, 4–5 minuta.

Kategoria II – deri në 12 vjeç (lindur në 2013 e më të vegjël)
Programi: i lirë, deri në 7 minuta.

Kategoria III – deri në 14 vjeç (lindur në 2011 e më të vegjël)
Programi: i lirë, deri në 9 minuta.

Kategoria IV – deri në 16 vjeç (lindur në 2009 e më të vegjël)
Programi: i lirë, deri në 11 minuta.

Kategoria V – deri në 18 vjeç (lindur në 2007 e më të vegjël)
Programi: i lirë, deri në 13 minuta.

Kategoria VI – Pa kufi moshe
Faza I: Program i lirë, 13–15 minuta, online.
Videoja duhet të dërgohet deri më 1 tetor 2025 në: www.kosovaars.com/aplikimet/
Faza II (Finale): Program i lirë, 17–20 minuta, zhvillohet gjatë festivalit në Mitrovicë (shikoni rregullat e veçanta për No Age Limit më poshtë).

3. Rregulla të Veçanta për Kategorinë VI (No Age Limit)

  • Gara është e hapur për të gjithë kitaristët klasikë, pa kufi moshe.
  • Faza e parë zhvillohet përmes një videoje të ngarkuar në YouTube, me link të dorëzuar në faqen zyrtare.
  • Videoja duhet të jetë në format MP4, rezolucion minimal HD Ready (1280×720 px), incizim i pandërprerë, me fytyrën dhe të dy duart të dukshme gjatë gjithë performancës.
  • Programi duhet të përfshijë dy periudha stilistike të ndryshme.
  • Rezultatet e përzgjedhjes për finalen do të shpallen jo më vonë se 10 tetor 2025.
  • Faza e dytë zhvillohet gjatë ditëve të festivalit, më saktësisht më 15 nëntor.
  • Në finalen e Fazës II, programi duhet të përmbajë dy periudha stilistike të ndryshme, dhe veprat e performuara në Fazën I nuk lejohen.
  • Interpretimi duhet të jetë përmendësh (I memorizuar).

4. Rregulla të Përgjithshme për të gjitha kategoritë

  • Konkurentët në kategoritë II–V duhet të kenë të paktën një vepër nga periudha të ndryshme stilistike në programin e tyre.
  • Asnjë vepër nuk mund të përsëritet në etapa të ndryshme për të njëjtin konkurrent.
  • Juria dëgjon programin në tërësi, por ka të drejtën ta ndërpresë performancën nëse koha mbaron.
  • Rendi i prezantimit bëhet sipas alfabetit të emrit të konkurrentit.
  • Juria nuk mund të votojë për pjesëmarrës që janë nxënës të tyre ose kanë lidhje familjare.
  • Nëse dy konkurentë kanë pikë të njejta, përparësi në renditje do t’i jepet konkurentit të moshës më të re.
  • Vendimet e jurisë janë përfundimtare dhe të pakundërshtueshme.
  • Organizatori rezervon të drejtën për të incizuar audio/video garat dhe për t’i transmetuar pa leje shtesë nga interpretuesi.

Pikët e vlerësimit:

  • Vendi i Parë: 95.00 – 100 pikë
  • Vendi i Dytë: 90.00 – 94.99 pikë
  • Vendi i Tretë: 85.00 – 89.99 pikë
  • Certifikatë Pjesëmarrjeje: 0 – 84.99 pikë

Rezultatet publikohen pas përfundimit të çdo kategorie.
Fituesit marrin çmimet e tyre në koncertin final dhe duhet të marrin pjesë në këtë ceremoni.
Në rast të pikëve të barabarta, përparësi ka konkurrenti më i ri.

5. Tarifat e Pjesëmarrjes

  • Mini Kategoria: 30 €
  • Kategoritë I–V: 40 €
  • Kategoria VI: 70 €

Afatet për aplikim:

  • Kategoria VI: deri më 1 tetor 2025
  • Mini dhe kategoritë I–V: deri më 1 nëntor 2025

Aplikimi bëhet në: www.kosovaars.com/aplikimet/
Aplikimi është i vlefshëm vetëm pas pagesës së tarifës.

Të dhënat bankare për pagesë:
KosovaArs
Banka Ekonomike
Llogaria Nr.: 1405000004811179
IBAN: XK05
SWIFT: EKOMXKPRXXX
Prishtinë, Kosovë

Kopja e pagesës duhet të ngarkohet në hapësirën përkatëse të aplikimit brenda afatit.

6. Çmimet

(Shuma në euro + diplomë + dhurata nga sponsorët)

Mini Kategoria:

  • Vendi i Parë: 30 €
  • Vendi i Dytë: 20 €
  • Vendi i Tretë: 10 €

Kategoria I:

  • Vendi i Parë: 50 € + Altamira Gift Box + tela D’Addario
  • Vendi i Dytë: 30 € + Altamira Gift Box + tela D’Addario
  • Vendi i Tretë: 20 € + Altamira Gift Box + tela D’Addario

Kategoria II:

  • Vendi i Parë: 70 € + Altamira Gift Box + tela D’Addario
  • Vendi i Dytë: 50 € + Altamira Gift Box + tela D’Addario
  • Vendi i Tretë: 30 € + Altamira Gift Box + tela D’Addario

Kategoria III:

  • Vendi i Parë: 100 € + Altamira Gift Box + tela D’Addario
  • Vendi i Dytë: 70 € + Altamira Gift Box + tela D’Addario
  • Vendi i Tretë: 50 € + Altamira Gift Box + tela D’Addario

Kategoria IV:

  • Vendi i Parë: 120 € + Altamira Gift Box + tela D’Addario
  • Vendi i Dytë: 80 € + Altamira Gift Box + tela D’Addario
  • Vendi i Tretë: 50 € + Altamira Gift Box + tela D’Addario

Kategoria V:

  • Vendi i Parë: 150 € + Altamira Gift Box + tela D’Addario
  • Vendi i Dytë: 120 € + Altamira Gift Box + tela D’Addario
  • Vendi i Tretë: 100 € + Altamira Gift Box + tela D’Addario

Kategoria VI – Pa kufi moshe:

  • Vendi i Parë: Kitara Altamira (vlera 5000 €) + 700 € + koncert në Mitrovica Guitar Days 2026 + Altamira Gift Box + tela D’Addario + çantë Crossrock
  • Vendi i Dytë: 500 € + Altamira Gift Box + tela D’Addario + çantë Crossrock
  • Vendi i Tretë: 300 € + Altamira Gift Box + tela D’Addario + çantë Crossrock

Shënim: Të gjitha çmimet janë subjekt i taksave sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës.